Aktorja italiane Ornella Muti është rrëfyer lidhur me flirtimet që ka pasur në të kaluarën. ….”Kam tradhtuar vetëm një herë dhe e kam bërë me Adriano Celentano. Adriano nuk duhet ta kishte treguar, të paktën pa më thënë. Ta hajë dreqi. Me mua, e kanë provuar thuajse të gjithë….
E kam kaluar gjithë jetën duke u mbrojtur nga meshkujt”, tha ajo në një intervistë.
Më tej ajo flet për periudhën kur nisi karrierën kinematografike.
“Xhirova filmin tim të parë ‘Nusja më e bukur’ në moshën 14-vjeçare. Nuk dija asgjë, më drejtonin të tjerët dhe vendosnin atë per mua”, tregon aktorja italiane, e konsideruar si një ndër femrat më të bukura në botë.
Ajo flet edhe për formën fizike, “
“Jam në formë sepse bëj një jetë të shëndetshme, fle dhe ha në mënyrë korrekte. Nuk e fsheh moshën time”.



