Presidenti francez Macron vjen me surpriza: ”500 euro pagë në muaj për të rinjtë e papunë”

Presidenti francez, Emanuel Macron, ka prezantuar ditën e sotme përmes një postimi në rrjete sociale, paketën e ndihmës ekonomike për kategorinë e të papunëve mids moshave 15-26 vjeç. Macron ka bërë me dije se kjo kjo kategori e të rinjëve të papunë do të marrë një kompensim mujor prej 500 euro në muaj.

Presidenti francez, Emanuel Macron :


“Kontrata detyruese për të rinjtë” do të hyjë në fuqi më 1 mars 2022 dhe po komentohet nga shumë analistë politik në Francë si një “dhuratë” parazgjedhore. “Të rinjtë që i plotësojnë këto kritere do të përfitojnë kompensim mujor prej 500 eurosh . Të rinjtë do të mund të regjistrohen në programe speciale për të pasur “15 deri në 20 orë mbështetje në javë për të zbuluar një profesion, për t’u trajnuar dhe për të gjetur një punë ”, shkruan Macron me një postim në Facebook.

Mesazhi i drejtohet ‘brezit të ri që jetoi në pandeminë e epokës së lirisë, atyre që po mobilizohen për krizën klimatike dhe atyre që shkruajnë për të ardhmen e Francës’”, shtoi ai .