Demokrati këshillon Berishën:” Rama nuk ikën as me lutje as me duva, ikën vetëm me aksion, vetëm me përmbysje”

Në ‘foltoren’ me demokratët e Kamzës, ish-kryeministri Sali Berisha foli dhe propozoi masa konkrete për kalimin në demokraci direkte brenda PD, duke u shprehur se renditjen e deputetëve do ta vendosin qytetaret.Gjate “Foltores demokrati Zaçe Islami nga Golemi i Kurveleshit, ndersa mori fjalën,ai këshilloi Berishën se Rama nuk largohet pa protesta…

Demokrati tha :


Jam nga Golemi i Kurveleshit, kam ardhur jo për tu thurur lavde dhe mburrur, por t’u kërkojë një gjë. Edi Rama nuk ikën as me lutje as me duva. Edi Rama ikën vetëm me aksion, vetëm me përmbysje. Jam Zaçe Islami i ’97. Do t’ju lutem doktor, ua kërkoj këtë në emër të të gjithë burrave dhe grave, duhet protestë”, u shpreh Islami.

Reagimi nga Berisha :

“Ju siguroj që jam absolutisht dakord me ju dhe dua që t’iu informoj që para 10 ditësh një biznesmen nga Mamurrasi më erdhi në zyrë dhe më tha “Sali ky nuk ikën nëse ne nuk betohemi për protestë 6 muaj rresht” ”, iu përgjigj Berisha.