Thyen traun e doganës në Qafe-Botë/ Shqiptari shkel gazin e makinës …policia e ndjek si nëpër filma

Një automjet i cili vinte nga Shqipëria thyen traun e doganës greke të Mavromatit (Qafe-Botë). Ai shkel gazin dhe theu shufrat metalike të kontrollit të trafikut në pikën e kalimit kufitar dhe më pas është futur në tokën greke per te mos u kontrolluar nga doganierët. 6 mjete të policisë greke janë vënë në ndjekje të automjetit për rreth 30 km deri sa i kanë bllokuar rrugën brenda qytetit të Igumenicës. Në tentativë për t’u larguar, drejtuesi shtetas shqiptar, ka përplasur një nga mjetet e policisë, por fatmirësisht pa lënduar njeri. Drejtuesi është shoqëruar në policinë e Igumenicës, ndërsa mjeti po i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm. Deri tani nuk është gjetur asnjë e dyshimtë në makinë dhe policia dyshon se drejtuesi ka probleme psikologjike.

Ndaj tij u ngrit një çështje për shkelje të masave për parandalimin e sëmundjeve, dëmtim të dalluar të pasurisë publike dhe hyrje të paligjshme në vend.