Kujtim Gjuzi i bashkohet Foltores: “Berisha vjen si rikthim i variantit BRITANIK i fitores CERCHIL”

Kujtim Gjuzi është personazhi i radhës që i bashkohet foltores se Sali Berishës. Gjuzi thotë se Berisha tani po i përngjan me Winston Churchill, i cili dy herë ka shërbyer si kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, ku njihet si lideri i fortë dhe i gatshëm i luftës që e udhëhoqi vendin e tij kundër nazistëve në dukje të padallueshëm gjatë Luftës së Dytë Botërore .

Reagimi i Kujtim Gjuzit :


Qe doktori asht djal, kryefamiljar konservator kjo nuk diskutohet por edhe vete fisi Berisha jane konservatore. Partia konservatore ekziston madje doktrina jone Familje-Prone-Tradite-Komb tash ka zan vend ne foltoren opzitare te programuar nga Sali Berisha Baca mram shkon pertej sfides PD doktori tash vjen si nje rikthim variant BRITANIK i fitores CERCHIL 1945 & BERISHA 2021 – 22 Kamza mram u ligjeru nga PD Liberale e qendres se majte te LB &Co drejt PARTIS KONSERVATORE… Ne konservatoret punuam fort 77 vjet per kete dhe nje 77 vjecar duket ka fatin te marre bonus 7777 Le te shpresojme ne besojme ne zot dhe ne shifra sidomos ne 7777”, shkruan Kujtim Gjuzi.