“Pse më zure rrugën”/ Plas thika mes 2 shoferëve që transportojnë nxënësit në Tiranë!

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Tiranë, ku dy persona janë plagosur me thikë, në afërsi të shkollës “Fan Noli”. Uniformat blu bëjnë me dije se një shofer në një rrugë pranë shkollës është konfliktuar me dy drejtues furgonësh, pasi ato kishin bllokuar rrugën që të hipnin nxënësit. Personi kërkonte që ata të hapnin rrugën me argumentin se kishte një urgjencë dhe pas një përplasjeje mes tyre, i ka goditur me thikë të dy drejtuesit e furgonave. Mësohet se shoferët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 13:35, në rrugën ‘Qemal Stafa’, dyshohet se për shkak të bllokimit të rrugës, një shtetas ende i paidentifikuar qe qarkullonte me nje automjet ka goditur dyshohet me mjet prerës shtetasit A. V, 37 vjeç dhe V. V, 42 vjeç (drejtues mjeti te furgonit te shkolles) të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.”- njofton policia.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: