Rama: “Nga 1 korriku 2022, taksë zero për pagat deri në 40 mijë lekë”

Kryeministri Edi Rama bën me dije se nga data 1 korrik të vitit 2022 për pagat deri në 40 mijë lekë do të jetë zero tatimi mbi të ardhurat. Nga ky ndryshim do të përfitojnë 58 mijë qytetarë thuhet në relacion.

“Nga 1 korriku 2022, zero taksë mbi pagat deri në 40 mijë lekë”, shkruan Rama në një postim në “Facebook”, shoqëruar me hashtagun “Shqipëria e ardhmja jonë”.

Ndërsa për pagat e larta që janë mbi 200 mijë lekë tatimi do të jetë 23%, deri më tani këtë tatim e kanë paguar ata që marrin mbi 150 mijë lekë. Numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga kjo lehtësi tatimore është rreth 5,900 qytetar.