Mbushi Shqipërinë me bangladeshas/ E pëson “udhërrëfyesja” Polake…I sillte përmes një kompanie udhëtimi si turistë

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 36-vjeçare pasi sillte nga Emiratet arabe njerëz për t’i kaluar më pas dretj BE-së. Në pranga ka rënë shtetësja polake Aleksandra Dreviecke por banuese në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe janë proceduar pendalisht 13 shtetas nga Bangladeshi. 36-vjeçarja në bashkëpunim me persona të tjerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nën siglën e një kompanie udhëtimesh, siguronin udhëtimin e shtetasve rezident në Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit tonë, të cilët më pas ju siguronin ndihmë për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së.


“Vihet në pranga 1 shtetase dhe procedohen penalisht 13 shtetas të tjerë të huaj. 

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, finalizuan me sukses operacionin e koduar “UDHËRRËFYESJA”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetases: A. D., 36 vjeçe, banuese në Emiratet e Bashkuara Arabe, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 13 shtetas, banues në Bangladesh, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”. 

Të hetuar janë O. M., 30 vjeç, M. S., 24 vjeç, M. H., 24 vjeç, A. A., 26 vjeç, R. Sh., 21 vjeç,Sh. A., 38 vjeç, T. M., 32 vjeç, K. K., 37 vjeç, J. A., 31 vjeç, F. H., 33 vjeç, A. S., 23 vjeç, M. R., 24 vjeç dhe R. A., 24 vjeç”, bën me dije ndër të tjera policia.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: