Salianji: “PD do fitojë me kandidatët e saj, nuk varemi nga asnjë parti…”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel po diskutohet për ndarjen e opozitës dhe marrëdhënien PD-LSI. Deputeti i PD-së, per qarkun Korçe,Ervin Salianji doli për koalicionin me LSI-në, duke theksuar se ai ishte parazgjedhor, por nuk tha nëse vazhdonte ende apo jo ndersa me tej u shpreh se Partia Demokratike nuk varet nga asnjë parti politike dhe do ti fitojë me kandidatët e vet.


Vasili: Nëse do ketë zgjedhje, si do të shkoni vetëm apo me LSI?
Salianji: Do ta shohim…
Lesi: Nuk do shkojë PD me LSI, nqs PD ngelet me vulën e Lul Bashës, kam bindjen që Foltorja po ju dëmton, por selinë dhe vulën do e mbajë Basha.
Salianji: PD nuk varet nga asnjë parti tjetër politike do i fitojë me kandidatët e vet.
Lesi: Me kë do i fitosh?
Salianji: Partitë Demokratike duhet të njohë meritat dhe gabimet e qeverisjes.