Skandali me “call center”/ Artan Hoxha jep mesazhin e koduar: “Kujdes nga gjermanët…!”

Gazetari Artan Hoxha ka ripostuar në faqen e tij në Facebook një foto me një makinë policie gjermane duke paralajmëruar se gjermanët janë vërdallë. Autoritetet në Shqipëri janë duke verifikuar adresat e këtyre call- center-ave përmes IP së internetit por sipas statusit të Artan Hoxhës grupit të hetimit duket se i janë bashkuar edhe gjermanët duke paralajmëruar zhvillime të reja në vazhdim.Kujtojmë se 13 kompani “call center” në Shqipëri janë duke u hetuar nga autoritetet shqiptare pasi dyshohet se përgjatë një periudhe 2-vjeçare kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash përmes mashtrimit nga qytetarë të ndryshëm të Bashkimit Europian. Hetimi nisi nga kërkesa e autoriteteve gjermane pas ankesës së një gruaje, të cilës një “call center” në Tiranë i kishte marrë 9700 euro duke i premtuar se do të investonte në Bitcoin.

Gjermanet, gjermanet, jane verdalle. Me duket se po na numërojnë” shkruan Hoxha.

Artan Hoxha ishte i pari që e denoncoi publikisht këtë skandal që po ndodhte me call center-at. Denoncimi erdhi pak ditë më parë dhe SPAK nisi hetimet.