Nikollë Lesi me furçë në dorë, i bën ‘make-up’ Salianjit(Foto)

Botuesi i “Koha Jonë”, Nikollë Lesi është kapur mat duke ushtruar një profesion të ri; atë të Make-up Artist! Sot, ai dhe personazhe të tjerë të jetës politike në vend, është i ftuar më emisionin “Open”, ku në panel është edhe deputeti demokrat i Korçes Ervin Salianji. Në foto, shihet momenti kur Lesi ka marrë në dorë furçat e grimit dhe po ia bën vetë makiazhin demokratit, i cili duket se i beson pasi e ka lënë veten të lirë në duart e “MUA-s”. Fotot tregojnë Lesin që i buzëqesh kameras, ndërsa nga ana tjetër Salianji nuk e prish terezinë.Madje në dorë ka edhe një puro thuajse të shuar për t’u relaksuar para spektaklit.