Shpërthen bombola e gazit në Voskopojë/ 3 familjarët përfundojnë në spitalin e Korçës me djegje trupore

3 persona janë plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në Voskopojë, Korçë. Siç bëjnë me dije burime, e zonja e shtëpisë shtetasja A.N, ka dashur që të provojë kaldajën me gaz dhe kur e ka hapur ka shpërthyer.Për pasojë kanë mbetur të plagosur edhe të afërmit e saj, F. L., rreth 63 vjeç, banues në fshatin Goskovë, K. B., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Voskop, të cilët kishin shkuar për ta ndihmuar në rregullimin e shtëpisë, të cilët kanë mbetur të plagosur në duar. Ndërsa e zonja e shtëpisë ka pësuar djegie në fytyrë. Ata janë dërguar menjëherë drejt spitalit të Korçës ,ndërsa fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


“Më datë 05.11.2021, rreth orës 11:20, në Spitalin e Korçës kanë shkuar me djegie trupore, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi shtetasit F. L., rreth 63 vjeç, banues në fshatin Goskovë, K. B., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Voskop dhe shtetasja A. N., banuese në Voskopojë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para, rezulton se shtetasit e mësipërm (familjarë me njëri-tjetrin) kanë qenë në fshatin Voskopojë, në banesën e shtetases A. N., në momentin kur ka shërthyer bombola e gazit”, njofton policia.