Sirianët ngrenë çadrat në kufirin grek /Natën hyjnë në Shqipëri për të nisur rrugëtimin në Korçë… (FOTO)

30 vjet vjet pas kalimit të mijëra emigrantëve ekonomikë shqiptarë nga zona e Ieropigi për në Greqi, fshati i largët i Kastorisë është kthyer sërish një vendkalim për refugjatë dhe emigrantë. Këtë herë, ata janë nga Siria, Afganistani, Pakistani dhe Egjipti, të cilat po ndjekin rrugën e kundërt duke hyrë për në Shqipëri dhe më pas ne Evropën Qendrore”. Nis kështu një reportazh i gjatë i gazetës greke “Ethnos” që ka marrë rrëfimet e këtyre njerëzve dhe përpjekjet e mundishme të rrugëtimit të tyre.


Vëlla, sot do të përpiqem ta kaloj sërish natën për në Shqipëri. Frontex ka dy muaj që më ndalon dhe më detyron të kthehem. Unë nuk do të dorëzohem derisa të shkoj në Belgjikë ku janë vëllezërit e mi” – thotë Jusufi nga Siria me një anglishte gjysmake.

Ai heq këpucët për t’i treguar gazetarit këmbët e tij nga orët e pafundme të ecjes prej 6 muajsh. Ata nisen përgjithësisht nga Selaniku. Zbresin jashtë qytetit dhe më pas ecin 20 km derisa të arrijnë në Ieropigi. Aty ndalen te supermarketi i fshatit i cili është përshtatur për nevojat e refugjatëve. Ata blejnë batanije, çanta gjumi, çizme dhe mushama, kanaçe për të bërë 3 kilometra drejt fshatit i cili është vetëm 300 metra nga Shqipëria.

“Ata që kanë para ia dalin të kalojnë relativisht lehtë, por ata që kanë mbetur pa para kthehen disa herë në malet e Ieropigisë dhe të nesërmen provojnë sërish derisa t’ia dalin” – thotë një prej tyre. Një kishë e vjetër aty thuajse është shkatërruar nga zjarret e ndezura nga refugjatët për t’u ngrohur dhe që tashmë ka me dhjetëra mbishkrime arabe në mure.

Nga pala shqiptare patrullojnë përgjatë gjithë gjatësisë së kufirit duke i kthyer ata prapa. Ata që arrijnë të kalojnë gjejne taksi që i presin dhe i çojnë në Korçë. Prej aty, trafikantët e tjerë i çojnë në Tiranë. Udhëtimi vazhdon për në Kosovë dhe Serbi. Kur arrijnë atje, kanë dy mundësi për të arritur në Evropë, nëpërmjet Rumanisë ose nëpërmjet Hungarisë.