I vunë tritol te Range Rover-i/ Kush është ish-noterja Rezarta Koçi

Rezarta Koçi është ish-noterja makina e së cilës u sulmua me tritol mbrëmjen e djeshm në zonën e Komunës së Parisit pak para mesnate.Një shpërthim i fuqishëm tronditi Tiranën mbrëmë teksa makina luksoze Range Rover mori dëmtime serioze pasi një sasi e konsiderueshme tritoli shpërtheu në të.Rezarta Koçi është një emër i njohur pasi ka shërbyer si asistente e ish-ministrit Eduard Halimi dhe punon si pedagoge në një universitet privat.Mirëpo Rezarta Koçi mbeti pa licensën e noteres në maj këtij viti, pasi një ankesë në Ministrinë e Drejtësisë solli nisjen e procedimit disiplinor ndaj saj dhe heqjen përgjithmopnë të licensë, raporton Fax.


Po kush është Rezarta Koçi?

Rezarta Koçi ka lindur më 31.10.1981 në Tiranë. Ajo është diplomuar nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës në degën “Punë sociale”. Më pas ka përfunduar Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti Justiniani. Krahas studimeve, znj. Koçi ka marrë pjesë në trajnime dhe aktivitete të shumta me fokus legjislacionin civil, të pronësisë, trashëgimisë, kontratave etj.

Nga viti 2005 deri në vitin 2008 ka punuar si asistente e Zv.Ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi. Më pas pranë Avokatutës së Përgjithshme të Shtetit në periudhën 2008 – 2009, si dhe inspektore e profesioneve të lira në Drejtorinë e Inspektimit pranë Ministrisë së Drejtësisë në periudhën 2011 – 2013.

Prej vitit 2013 ushtron profesionin e noteres në zyrën e saj. Prej Janar 2020, znj. Koçi është pedagoge e jashtme pranë Fakultetit Juridik, Universiteti Europian i Tiranës.

Si iu hoq licensa në vitin 2021?


Një ankesë e mbërritur me email në Ministrinë e Drejtësisë, bëri që ky institucion të fillonte të hetonte Rezarta Koçin në vitin 2020. Ministria e Drejtësisë, me urdhër të ish-Ministres Etilda Gjonaj vendosi të niste procedim penal dhe të hiqte licensën e Rezarta Koçit. N

Një qytetar me inicialet K.G., u ankua se noterja nuk kishte përdorur në mënyrë të rregullt llogaritë bankare, dhe pas hetimit të Ministrisë së Drejtësisë u propozua të pezullohej përgjithmonë noterja Rezarta Koçi dhe të fillonte procedimi penal ndaj saj.

Gjetjet e Ministrisë së Drejtësisë i mori në shqyrtim Bordi Disiplinor i Dhomës Kombëtare të Noterisë, i cili vendosi të pranojë kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë në datë 6 maj 2021.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: