Albana Vokshi i doli kundër për zgjedhjet në FRPD/ Lulzim Basha hakmerret ,shpall zgjedhjet për Forumin e Gruas !

Një ditë pasi shpalli shkrirjen e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kjo në shenjë hakmarrje ndaj Belind Këlliçit i cili njoftoi se do t’i bashkohej Foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e diel, Basha po tenton të bëjë të njëjtën gjë edhe ndaj Lidhjes Demokratike të Gruas dhe kryetares së saj, Albana Vokshi. Edhe Vokshi ka qenë kritike ndaj Bashës, duke i kërkuar që të reflektojë ndaj vendimeve të fundit që ka marrë në emër të Partisë Demokratike, nga përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha e deri te shkarkimi i Flamur Nokës nga nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë. Sot selia blu shpalli zgjedhjet për Forumin e Gruas, përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat.

Në këtë deklaratë thuhet:


Pas vendimit për riorganizimin dhe zgjedhjen e organeve drejtuese të Forumit Rinor, edhe Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë do të hyjë në një proces zgjedhor. Kryetari i PD Lulzim Basha udhëzoi zhvillimin e zgjedhjeve për kryetaren e LDGSH-së, post i cili mbahet me emërim që prej vitit 2012, si dhe të organeve të tjera drejtuese të Lidhjes së Gruas. 

Zgjedhja e kryetares së LDGSH-së do të bëhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë. Kjo është hera e parë që anëtareve të Forumit të Gruas u njihet e drejta për të zgjedhur drejtuesen e tyre me votë direkte. 

Për të garantuar standardet e procesit, Kryetari Basha ngriti një grup të posaçëm për zgjedhjet në LDGSH, i cili përbëhet nga: 

1. Grida Duma   

2. Arta Sakja   

3. Dhurata Çupi   

4. Orjola Pampuri  

5. Greta Bardeli  

6. Alfrida Marku   

7. Ina Zhupa   

8. Eralda Tase Bano   

9. Zheni Gjergji  

10. Ledina Aliolli  

Grupi i punës do të mbikqyrë mbarëvajtjen e procesit për zgjedhjen e Kryetares dhe zgjedhjet dhe riorgarnizimin e të gjitha forumeve të tjera të LDGSH në qendër dhe në degë. Në LDGSH mungojnë prej vitesh forume të tilla drejtuese si kryesia apo Këshilli Kombëtar i LDGSH-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: