Drejtonte i dehur mjetin në Korçë/ Vihet në pranga 32-vjeçari…

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. R., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas u kap në lagjen nr. 18, Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur. Materialet në ngarkim, i kaluan Prokurorise së rrethit Gjyqësore Korçë për veprime të mëtejshme.