Plas në PD/ Pasi Basha urdhëroi zgjedhjet në FRPD, edhe Albana Vokshi i del kundër…

Lulzim Basha urdhëroi ditën e sotme zgjedhje të reja në Forumin Rinor të Partisë Demokratike, për të zgjedhur kryetarin dhe strukturat drejtuese. Por menjëherë pas urdhrit të tij, erdhi edhe kundërpërgjigja e kryetarit të FRPD-së, Belind Këlliçi, i cili akuzoi Bashën se po tentonte të uzurponte edhe Forumin Rinosr, teksa u shpreh se nuk e njeh këtë proces që synon të fillojë Basha. Kundër kryedemokratit ka dalë edhe deputetja Albana Vokshi, e cila është shprehur se statute i partisë e thotë qartë që vendim-marrja e brendshme nuk lihet në një dorë. Sipas saj, asnjë funksionar nuk mund të uzurpojë pushtetin që statuti ja njeh një forumi, organi apo funksionari tjetër.

Postimi i plotë:


Partia Demokratike ka nevojë për demokraci, jo arbitraritet!

Statuti i Partisë është i qartë: vendim-marrja e brendshme nuk lihet në një dorë. Përkundrazi, ajo është e shpërndarë mes një sërë organesh dhe drejtuesve të ndryshëm.

Organizatat Partnere të Partisë Demokratike, LDGSH dhe FRPD, janë forume që organizohen dhe drejtohen në bazë të Statutit të tyre. Askush, as Kryetari i PD, nuk ju merr dot vendimmarrjen.

Asnjë organ, asnjë funksionar nuk mund të uzurpojë pushtetin që statuti ja njeh një forumi, organi apo funksionari tjetër.

Vecanërisht në situata debati apo përplasjesh të brendshme, inati, hakmarrja, intrigat nuk duhet të prevalojnë ndaj statutit.

Përkundër, Statuti është vendimtar dhe mbi të gjitha ceshtjet e mbi te gjithë.

Pas 31 vjetësh, cdo demokrat është në mision, për t’u bashkuar për të ringritur partinë nëpërmjet fuqizimit të anëtarësisë, forcimit të demokracisë të brendshme, respektimit të fjalës dhe mendimit të lirë.