Tronditet Pogradeci /Drejtori i shkollës ngacmon seksualisht dy 14-vjeçare: “Iu dërgonte mesazhe natën”

Një skandal i madh ka ndodhur në një shkollë në Pogradec, ku drejtori i këtij institucioni është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar se ksualisht 2 vajza të mitura. Mësohet se në pranga ka rënë Adriatik Haxhillari, 59 vjeç, drejtori i një shkolle fillore në Stropckë, i cili u dërgonte mesazhe ngacmuese dy vajzave 14 vjeçare. Vajzat nuk kanë treguar në familje dhe as nuk kanë bërë denoncim, por mesazhet e 59 vjeçarit janë marë nga vëllai i njërës prej tyre. Vëllai ka shkuar të takojë drejtorin dhe e ka goditur, ndërsa ky i fundit e ka thirrur të nesërmen për t’i kërkuar ndjesë. Drejtori i ngacmonte gocat në klasë duke iu bërë shenja, kafshime buze dhe ngacmime në oborr të shkollës, ndërkohë që u dërgonte edhe mesazhe gjatë natës.

Po ashtu mësohet se Haxhillari shkonte në shkollë i dehur, pasi konsumonte alkool çdo ditë në lokalin e fshatit para fillimit të mësimit. Ai është pezulluar nga puna, ndërsa pritet të dalë para gjykatës ditët në vijim për të marrë masën e sigurisë për veprën penale “ngacmimi seksual”.