Tronditet Tirana, plas tritoli në “Range Rover” /Shënjestra ,makina e një femre që punonte si notere(Emri)

Një mjet tip “Range Rover” ka shpërthyer mbremjen e sotme tek Komuna e Parisit. nga verifikimet në terren mësohet se mjetit i është vënë eksploziv në pjesën e përparme. Si pasojë e shpërthimit, mjeti ka pësuar dëmtime, por fatmirsisht nuk ka të lënduar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:05, ndërsa mjeti ishte i parkuar para një Fast Food-i. “Range Rover” është në pronësi të shtetases Rezarta Koçi,e cila punonte si notere dhe pedagoge. Më herët ajo ka qenë edhe asistente e zv.ministrit të Drejtësisë, Eduart Halimi.Mirëpo Rezarta Koçi mbeti pa licensën e noteres në maj këtij viti, pasi një ankesë në Ministrinë e Drejtësisë solli nisjen e procedimit disiplinor ndaj saj dhe heqjen përgjithmopnë të licensës.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 23:05, tek Komuna e Parisit, dyshohet se në mjetin e parkuar në pronësi të shtetases R. K, ka plasur një sasi e vogël lënde plasese, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.