Me dy gishtat lart dhe e buzëqeshur/ Floriana Garo në “Foltore”, Berisha mesazh Bashës

Shërbeu si zëdhënëse e fushatës së Partisë Demokratike gjatë fushatës, por Floriana Garo ka vendosur të “braktisë” Lulzim Bashën. Moderajtorja e njohur i është bashkuar sot “foltores” së ish kryeministrit Sali Berisha, ndërsa vetë ajo ka shpërndarë fotografitë me një mesazh: “Foltoja me të rinjtë! Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur!” Takimi i sotëm i Berishës ishte me të rinj dhe të reja demokratë dhe vjen vetëm një ditë pasi Basha njoftoi zgjedhjet për kryetar të FRPD-së. Krah Berishës ishte dhe kryetari aktual i FRPD, Belind Këlliçi.