Rama replikon me Salianjin për Akademinë e Barinjve: “Janë në gjithë botën mos qeshni me vete”

Kryeministri Edi Rama në Kuvend këtë të hënë ka replikuar me deputetin e Korçës,përfaqësues i partisë Demokratike Ervin Salianji. Rama ka komentuar akademinë e barinjve, ku është shprehur se është një mundësi për të formësuar më shumë personat që janë të përfshirë në këtë kategori. Ndër të tjera ai ka deklaruar se PD nuk duhet të merret me atë pasi ai është vertët piktor po përpiqet të mësojë për shkak të postit ku është, dhe jo si ato që vetë flasin dhe vetë qeshin.


‘Akademitë e Barinjve, Akademitë e peshkatarëve janë në të gjithë botën. Nuk është në kuptimin që ju keni. Janë hapësira që ju ofrohen të gjitha kategorive të njerëzve që punojnë në sektorë të ndryshëm dhe që informohen dhe azhornohen për tu adoptuar me kohën e re. Mos qeshni me vete. Flet vetë qesh vet e keni si linjë parti ju.

Që të kalojmë prapë te kjo akademia e vogël që po zhvilloj unë me këtu. Unë jam thjeshtë një piktor, dëgjoj dhe mësoj. Edhe zhgarravis. S’ka asnjë problem ca problemi kemi me zhgarravinën ti duhet të shqetësohesh për imazhin e zhgarravinës që i jep publikut. Mos u shqetëso për zhgarravinën por njerëzit duhet të shqetësohen për formën e zhgarravinës që marrin kur flasin. I thoni vetes të djathtë për inerci por s’keni lidhje fare.’– tha Rama.