“Më jepni armën se do t’i vras si familje”/ Gjyshja e autorit që vrau një prej vëllezërve në Elbasan:” I lumshin duart !”

Gjyshja e Ardit Hidës, i cili qëlloi me thikë dy vëllezërit Florenc dhe Mikel Kovaçin në Elbasan, duke i marrë jetën të parit dhe plagosur tjetrin, ka folur duke mos shfaqur pendesë për krimin e rëndë të nipit të saj.Ajo tha se dy vëllezërit ia merrnin vajzën, motrën e autorit, e cila sot është 14 vjeç, e drogonin dhe e shfrytëzonin për prostitucion. Me tone të ashpra, gjyshja tha “djalit i lumshin duart”, ndërsa policisë i ka thënë “më jep armën sepse do t’i vras të gjithë si familje”.


‘Kam vrarë Mikelin dhe Florencin tha’,-shumë mirë ia ke bërë i thashë. Djali erdhi në shtëpi dhe nuk tha që ka bërë krim. Të dy vëllezërit kanë dashur ta çonin për prostitutë. E shpërndanin në grup këta. E shfrytëzonin vajzën si prostitutë në Elbasan. Nuk vinte në shtëpi, e linin në rrugë se e drogonin. I thoja hajde, po e drogonin dhe prapë me horrat rrinte. E kam denoncuar në polici ka 1 vit e gjysmë dhe nuk e kanë marrë për bazë. E kam denoncuar 100 herë. Vajza vinte e shqetësuar, ose nuk vinte fare, rrinte andej. Jeta ka qenë me halle, herë me bukë, herë pa bukë. Vajza është në klasë të tetë këtë vit, e la shkollën fare. Djalit i lumshin duart, edhe policisë i thashë më jep armën sepse do t’i vras të gjithë si familje.’- u shpreh ndër të tjera gjyshja e Ardit Hidës, autorit të ngjarjes së rëndë, për mediat.