Ishte furnizuesi kryesor i bandave me h*roinë/ Dënohet me 16 vite burg bosi shqiptar i mafies italiane

Gjykata e Romës ka dënuar me 16 vite burg, Ismail Rebeshin, 38-vjeçarin shqiptar i cili ishte kreu i një grupi kriminal në trafikun e drogës në Itali. Sipas mediave italiane, ndaj tij rëndon një dënim tjetër të cilin po e vuan aktualisht në burgun e Cuneos. 38-vjeçari gjendet në regjimin 41 bis pasi konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë.Mësohet se më herët ai është dënuar me 10 vite dhe 11 muaj burg, ndërkohë që tashmë i janë shtuar dhe 16 vite të tjera.


Operacioni i koduar ‘Vakuumi’ u zhvillua nga policia e Romës, e cila dyshohet se shkatërroi një bandë me 11 trafikantë italo-shqiptarë të drogës, nga të cilët Rebeshi kishte qenë furnizuesi kryesor.

38-vjeçari akuzohet se ka qenë anëtari kryesor i bandës dhe se furnizonte me drogë disa zona bregdetare midis Ardeas dhe Pomezia.

Ismail Rebeshi ishte kreu i bandës kriminale “Viterbo”. Sipas mediave italiane, kjo bandë kishte shtrirje thuajse në të gjithë territorin ku shpërndante lëndë narkotike.