Denoncoi Vangjush Dakon/Lirohet nga detyra zv.kryetari i bashkisë Durrës

Është liruar nga detyra nënkryetari i bashkisë Durrës, Arbër Braho. Lirimi nga detyra i Brahos vjen pas një statusi të para pak ditëve në Whatsapp, ku Braho akuzonte ish-kryebashkiakun Vangjush Dako se pavarësisht se nuk është kryetari me letra, në realitet është ai që udhëheq bashkinë e qytetit bregdetar. Braho e quan Dakon, ‘xhuxhi 339’, referuar përgjimeve për vjedhjen e votave, dhe e akuzon atë për vjedhje fondesh publike si në rastin e autoshkallës për të cilën Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar organizoi një operacion dhe vuri në pranga zyrtarë të bashkisë. Në mesazhin e publikuar, Braho shton se Dako ka në plan të marrë edhe paratë e hidrovorit të qytetit.

Statusi i Brahos në Whatsapp: