Përplasi dy motrat e mitura që udhëtonin me biçikletë/ Policia arreston 34- vjeçarin nga Korça

Policia ka vënë në pranga shoferin që aksidentoi gjatë ditës së djeshme dy vajza të mitura në Maliq. Blutë e Korçës bëjnë me dije se një prej vajzave është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë, ndërkohë që motra e saj 10 vjeçare ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

“Në vijim të informacionit paraprak datë 09.11.2021, i cili bën fjalë për një aksident rrugor, ju informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” të shtetasit G. Zh., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi në rrugën e fshatit Pocestë, Maliq, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka përplasur dy shtetase të mitura (motra), një 16-vjeçare e cila u dërgua per mjekim më të specializuar në Tiranë dhe një 10-vjeçare, banuese në Korçë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.