Baba i dy fëmijëve,punonte natën taksist për të siguruar jetesën/ Kush ishte polici i burgjeve që humbi jetën në aksident te ’21 Dhjetori’

Luan Cenollari, babai i dy fëmijëve është një nga dy viktimat që humbën jetën në aksident tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryqëzimin ’21 Dhjetori’ në Tiranë. Cenollari ishte polic i burgjeve, ndërsa natën punonte si taksist, për të mbuluar kostot e jetesës.Kjo u bë me dije nga Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë, me anë të një postimi në Facebook, ku denoncohet edhe situata e rëndë e punonjësve të burgjeve, ku shprehen se ata marrin paga shumë të ulëta dhe nuk u paguhen as orët shtesë. Për këtë, sipas sindikatës ata detyrohen të punojnë edhe punë të dyta.

Postimi i plotë:


Sot në ora 03:15, nga një aksident, u nda nga jeta Luan Cenollari, baba i dy fëmijëve, punonjës i Policisë së Burgjeve, me karrierë mbi 20 vite në shërbim.Aktualisht punonjës i Forcave Operacionale pranë DPBurgjeve. Gjendja e vështirë ekonomike dhe pamundësia për të përballuar koston e jetesës në metropol, kishte detyruar kolegun tonë të ndjerë, që të punonte si taksi në shërbim të qytetarëve. Vetëm përgjatë vitit 2021, deri në tetor, janë vetëlarguar nga Policia e Burgjeve mbi 220 punonjës dhe ky trend po vazhdon në gjithë sistemin.Të ndalosh pagesën sipas ligjit për punën në të shtuna dhe të diela, të mos paguash ditët tepër mbi 22 ditë/punë, të mos paguash rregullisht ditët e festave zyrtare, t’iu heqësh armatimin e brezit mbi 90% të stafit policor, normal që do priten aksidente e braktisje shërbimi! Kjo është “dhurata” çnjerëzore që dyshja zaptuese e burgjeve, po i bën punonjësve në sistem.

Të ndalosh pagesën sipas ligjit për punën në të shtuna dhe të diela, të mos paguash ditët tepër mbi 22 ditë/punë, të mos paguash rregullisht ditët e festave zyrtare, t’iu heqësh armatimin e brezit mbi 90% të stafit policor, normal që do priten aksidente e braktisje shërbimi! Kjo është “dhurata” çnjerëzore që dyshja zaptuese e burgjeve, po i bën punonjësve në sistem.Nëse ka shtet normal, duhet të marrë masa urgjente, që të mos dëgjojmë më lajme të trishta me vdekje të parakohshme në Policinë e Burgjeve!Sindikata i shpreh ngushëllime të ndjera familjes së kolegut tonë duke garantuar që do gjendet pranë me gjithë mundësitë e saj! Prehu në paqe kolegu ynë i nderuar!