(VIDEO) RENEA tregon “forcën” për 30-vjetorin e themelimit

Nga një operacion policie për kapjen e kriminelëve tek lirimi i një pengu. Snajper të vendosur në pikën më të lartë, lëvizje të shpejta me makina e blinda, qen të stërvitur dhe aksion. Këto janë pamjet nga stërvitja e forcave tona speciale të Policisë, Forcave RENEA gjatë një simulimi të bërë sot me rastin e 30-vjetorit të themelimit të tyre. Në një moment shihet se si një person i armatosur vrapon për t’i ikur policisë, por ndiqet nga qeni dhe forcat RENEA që i bëjnë thirrje të hedhë armën.
Më pas një tjetër ndalohet me makinë dhe shtrihet në tokë.

Nuk ka munguar një simulim pengmarrjeje, ku autori i vë kushte policisë. Teksa nga një anë negociohet për lirimin e pengut, nga ana tjetër forca të tjerë rrethojnë.



Like this:

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: