Biznes me klandestine/ 20 vjeçari ne mjet me të dashurën 16-vjeçare nuk i ndalon policisë në Gjirokastër, aksidentohet në Tepelenë

Një mjet tip “Benz” u aksidentua mbrëmjen e kësaj të premte në aksin “Kakavijë-Gjirokastër”, ndërsa i dëmtuar mbeti drejtuesi i mjetit, një 20 vjeçar dhe tre emigrantë të paligjshmën. Sipas Faxweb në makinë bashkë me të riun ishte dhe e dashura e tij, një 16-vjeçare. Mjeti tip “Benz” doli nga rruga pasi drejtuesi 20-vjeçar tejkaloi shpejtësinë për t’i shpëtuar policisë.

Njoftimi i policisë


Gjirokastër/Informacion paraprak.


Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në afërsi të lagjes “Kordhoc”, shërbimet e policisë kanë konstatuar automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohej se transportonte emigrantë të paligjshëm. Shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë duke shtuar shpejtësin e mjetit.

Për pasojë në vendin e quajtur “Uji i ftohtë”, Tepelenë mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe si rezultat kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 emigrantë të paligjshëm që ndodheshin në mjet, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa probleme për jetën.