Deputeti demokrat lëshon ‘perla’: “Elbasani kufizohet me Italinë dhe ka dalje në det…”

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, deputeti demokrat Dashnor Sula ka bërë një gafë teksa ka thënë se Elbasani si qarku më i madh në vend, nuk duhet të ketë vetëm një prokurori. Teksa ka përshkruar shtrirjen gjeografike të Elbasanit, Sula ka thënë se kufizohet me Maqedoninë nga lindja si dhe ka dalje në det dhe kufizohet me Italinë nga ana tjetër.

“A ka mundësi KLP të rekrutojë prokurorë të rinj. A mundet që ju të bëni të mundur të plotësoni vakancat që kanë prokuroritë e rretheve, apelit? Nëse nuk bëhet, a keni mundësi të ushtroni presion te ministria e Financave, që të shtojmë 50 oficerë të policisë gjyqësore për të ndihmuar prokurorët. Pyetja e dytë ka të bëjë me hartën gjyqësore, që është një shqetësim jashtëzakonisht i madh.

Pse e them këtë?

Po marr qarkun e Elbasanit, është qarku që ka shtrirjen më të madhe në Republikën e Shqipërisë, kufizohet me Maqedoninë dhe këtej me detin me Italinë. Ka vetëm një prokurori, e qarkut të Elbasanit. Numri i prokurorëve është me mangësi, a mund të zotërohet territori nga një prokurori qendër qarku, aq më tepër që diskutohet” deklaroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: