Humbje turpëruese, Anglia i jep shuplakë historike Shqipërisë së Rejës (VIDEO)

Mbyllet me rezultatin 5-0 sfida Angli-Shqipëri e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Një nga takimet më skandaloze të viteve të fundit për kuqezinjtë që shpërfytyrohen që në 45 minutat e para. Anglia shënoi 5 gola dhe të gjitha në pjesën e parë. Kane shënoi 3 herë, ndërsa Henderson dhe Maguier komplentuan serinë e golave. Në fraksionin e dytë, vendasit ulën totalisht ritimin duke administruar rezultatin e thellë, ndërsa Shqipëria nuk kishte fuqi të reagonte. Me këtë fitore, Anglia shkon në kuotën e 23 pikëve në vendin e parë, ndërsa Shqipëria në vendin e 3-të me 15 pikë.


Ndeshja nisi më mirë për Anglinë që arriti të shënojë që në minutën e 9-të, kur Harry Maguire gjeti rrjetën me një goditje me kokë.

Shqipëria kishte shumë rast të mirë të barazonte, por Myrto Uzuni edhe pse i vetëm me Jordan Picford, gjuajti në duart e tij.

Në minutën e 18-të, Anglia thellon epërsinë në 2-0 me golin e shënuar nga Harry Kane.

Por anglezët nuk u ndalën, pasi Jordan Henderson shënoi për 3-0 pas një aksioni të mirë individual.


Harry Kane në minutën e 33-të, shënoi për 4-0 me një gjuajtje të fortë nga brenda zonës.

Sulmuesi i njëjtë kishte edhe dy raste, por për fatin e kuqezinjve nuk kaluan vijen fatale.

Por në kohën shtesë, Kane nuk gaboi dhe me volej shënoi për 5-0.


Kualifikueset e Kupës së Botës / Grupi I

Stadiumi “Wembley” / Ora 20:45

FORMACIONET ZYRTARE:

Anglia: Pickford; James, Walker, Maguire, Stones, Chilwell; Phillips, Henderson; Sterling, Foden, Kane.

Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Hysaj, Trashi, Bare, Gjasula, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi.

Gjyqtar: Ruddy Buquet