Përplasen dy makina në aksin Korçë-Pogradec, përfundojnë në spital 2 police të FRONTEX

Dy police të Frontex kanë mbetur të plagosura si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pocestë. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa të lënduara kanë mbetur dy vajza, police të Frontex.Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ambulancat dhe patrullat e policisë rrugore, ndërsa policet e plagosura janë transportuar drejt spitalit. Mesohet se gjendja shëndetësore e tyre është jashtë rrezikut për jetën.