Spaho : “Lulzim Basha GARANTOI Bundestag dhe DASH që nuk do t’i digjte mandatet,ai po manipulon opinionin publik ”

Deputeti demokrat per Korçen,Edmond Sapho, zbulon prapaskenat e takimeve në Gjermani afro tre vite më parë, pak kohë para se opozita e bashkuar të vendoste të digjte në bllok mandatet. Ai shkruan se Basha ka garantuar në Bundestag se nuk do t’i digjte mandatet. Deklarata e demokratit vjen pas përplasjeve dje në mbrëmje mes drejtesve më të lartë të LSI dhe PD. “Une nuk kam qene deshmitar ne komunikimin e zonjes Kryemadhi me zotin Basha. Keto biseda pergjithesisht jane shume konfidenciale”, shkruan Spaho Madje, ai tregon se dhe kur një drejtuese e DASH ka shkuar në Kuvend, Spaho dhe Vasili e kanë garantuar se nuk do digjinin mandatet, në bazë të fjalës së Lulzim Bashës.


Ajo qe une mund te them me siguri, eshte qe ne Maj 2018 kemi vizituar Bundestagun Gjerman dhe zoti Basha pati mundesine te takoje jo vetem drejtuesit me te rendesishem te CDU/CSU ne Bundestag, por edhe njerez shume te rendesishem te kabinetit te Zonjes Merkel. Te gjithe na kerkuan te mos djegim mandatet dhe Basha i siguroi qe nuk do i djege mandatet”, zbulon ai.

Ne Tetor 2018 si drejtues i Grupit Parlamentar te PD dhe N/Kryetar i PD, kam pasur nderin te pres ne ambientet e Kuvendit, Zonjen Susan Falatko, Drejtoreshe e Europes Qendrore dhe Lindore ne DASH. E sigurova ne emer te Zotit Basha, qe atij as i shkon ne mendje qe te djege mandatet. Pjesa tjeter eshte histori, Basha jo vetem nuk po merr pergjegjesite per cfare ka bere, por po manipulon opinionin publik.”