Atentati me 2 humbje jete/ Pamjet e “Audi-t” të bërë copë ,plumbat shpojnë tej për tej xhamin e pasagjerit (FOTO)

Tronditet kryqyteti nga një a tentat që ndodhi rreth orës 19 e 30 në zonën e Astirit ku mbetën të v rarë dy persona, Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armand Dumani 26 vjeç. Dy të rinjtë vdiqën në vend pasi mbi trupat e tyre u qëllua disa herë me breshëri plumbash. Në fotografi duket se si makina tip “Audi”, e cila drejtohet nga Erigers Mihasi është bërë shoshë nga plumbat. Mësohet se automjeti tip Audi ku udhëtonin viktimat është qëlluar në ecje dhe më pas ka ndaluar në këtë pjesë të rrugës, dhe dy mjetet po udhëtonin nga pallati me shigjeta në drejtim të rrethrotullimit të ish sheshit Shqiponja.

Ndërkohë sa i përket autorëve dhe ngjarjes tragjitike të ditës së sotme, raportohet se ata e kanë ndjekur makinën për një kohë të gjatë dhe për të kryer ekzekutimin kanë pritur momentin ku janë gjendur në një zonë pa prani të kamerave të sigurisë. Pas atentatit, ata kanë mundur të depërtojnë mes makinave dhe të largohen. Policia qëndroi në vend ngjarje për rreth dy orë ndërsa për të zbardhur vrasjet do të duhet të kontrollohen dhe kamerat e sigurisë të unazës së re, që aktualisht është duke u rindërtuar.