Djali iu vra me breshëri kallashnikovi, nëna e mori vesh në market:” Ulëriti dhe i ra të fikët”

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me dy viktimat e atentatit mafioz të mbrëmjes së sotme në Tiranë. Erigers Mihasi dhe Armando Dumani ishin fqinjë me njëri-tjetrin dhe banonin në zonën e Yrshekut në kryeqytet. 32-vjeçari Erigers Mihasi ishte baba i dy djemve dhe një vajze. Ndërkohë një detaj rrëqethës raporohet në media në lidhje me të ëmën e Mihasit. Kjo e fundit ndodhej në një market dhe sapo ka marrë vesh lajmin tronditës për humbjen e të birit, ka bërtitur dhe më pas i ka rënë të fikët.