Po ikën jeta njeriut si të ishte pulë”/ Maliqi bën thirrje: “Po ndodhin se nuk ka opozitë, në 11 dhjetor…

Ish deputeti Lefter Maliqi ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit që kanë tronditur vendin ku janë të përfshirë situata aksidentesh apo vrasje me parapagim, duke vënë në diskutim ekzistencën e një shteti funksional. Maliqi konstaton në shkrimin e tij se arsyeja përse po ndodhnin të gjithë këto zhvillime negative ishte për faktin se në vend nuk kishte një opozitë të mirëfilltë dhe për këtë Maliqi bëri thirrje që në dhjetor të bashkoheshin të gjithë demokratët së bashku dhe të formonin një opozitë të vërtetë, duke nënkuptuar se mbështet ish kryeministrin Sali Berisha.

Postimi i Plotë nga ish deputeti Lefter Maliqi


Vrasje cdo dite,krim,korrupsion,droge,varferi,papunesi ky eshte mandati i 3-te i krimit te Rilindjes se babëzisë. Tek ne eshte vrare shpresa eshte vrare e ardhmja,po vritet demokracia,po iken jeta e njeriut sikur te ishte pulë. Vrasje mes Tiranes,vrasje mes Elbasanit,Lushnjes,Vlores,Shkodres kudo,kufoma te dekompozuar ne malin me gropa ne dajt,ne Peqin, makina te djegura,kudo vrases me pagese.Boll më me aktrimin qeveritar,me minister te familjes se kryemafiozit Rama. Vjedhja,blerja e votes,kercenimi,manipulim i votuesve con ne keqqeverisje,ne krim,korrupsion,pasiguri,varferi. Kjo pasi ska pas opozite dhe shoqeri civile per reagim. Koha te bashkohemi ne 11 Dhjetor si opozite dhe te reagojme forte deri ne rrezimin e qeverise se krimit dhe vendosjes se rendit,demokracise dhe votes se lire.Te bashkuar drejt fitores💪