Rrëfimi i pazakontë i Antonelës: “Jam dashuruar me një burrë të martuar, edhe sot më lutet…por e ndërpreva ”

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Antonela Berisha, ka rrëfyer në emisionin “E diell” episode të panjohura nga jeta e saj. Ajo u shpreh se dikur kishte rënë në dashuri me një burrë të martuar, por pa e ditur se ai kishte një partnere tjetër. Këtë gjë ajo e kishte zbuluar pas kërkimeve në Google. Megjithtaë nuk pranoi të tregone emrin e personit.

Ajo tha:

Më ka ndodhur që jam dashuruar me një person të martuar. Unë nuk e dija se ai ishte i martuar, por ngaqë jam FBI në gjak e zbulova. Kërkova emrin e tij në Google, edhe vendlindjen edhe më doli një lajm “filan këngëtar i ftuar në dasëm të këtij personi”. Aty zbulova që ishte i martuar. Isha shumë e zhgënjyer. Kisha një muaj që e njihja. Kishte nisur ndjesia. Ai i shkreti dhe sot më lutet, por unë e ndërpreva gjithçka aty. Tani as nuk më intereson.