E zuri covid/ 30-vjeçari nga Tirana hedh në gjyq punën: “Nuk rri dot më 8 orë në zyrë”

Lindita Hoxha një psikologe që kryen ekspertiza me kërkesë të gjykatës, këmbëngul se pandemia ka ndikuar në paditë e punës të ndikuara nga covid 19.Një ndër raportet që psikologia e dorëzoi lidhet me kërkesën e një 30 vjeçari i cili këmbëngul se mbasi u prek nga virusi , ai nuk ishte në gjendje të qëndronte me orar të plotë në detyrë.

Për këtë ai ju drejtua gjykatës duke paditur kompaninë për dëmshpërblim dhe gjykata thirri psikologen që të përshkruante gjendjen e të riut Sipas psikologes kryesisht paditë lidhen me gjykatën civile dhe jo atë administrative mbasi institucionet shtetërore jo vetëm kanë njohur angazhimin online të administratës por po ashtu edhe raportet mjekësore.Nga ana tjetër gjatë pandemisë u shënuan krime të reja si falsifikimi i tamponeve , dhe dënimet për thyerje të karantinës.Tch


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: