“Nuk dua të iki nga kjo botë me para në bankë”/Pronari bën gjestin fisnik …i paguan shkollën fëmijëve te punëtorëve të tij

Pronari zakonisht eshte figura me pak e dhashur për punëtorin, por ky nuk është rasti i 80-vjeçarit Vinicio Bulla.Vinicio është një binzesmen nga Caltrano, provincë e Italisë me rreth 2500 banorë dhe është pronar i kompanisë “Rivit Spa” me të cilën prodhon çelik special. Çeliku i prodhuar nga kompania e Vinicios përdoret në platforma nafte në të gjithë botën.Por, 80-vjeçari Vinicio ka vendosur që pasurinë e tij të mos e “ndryshkë” në banka.

Ai tha për Il Messaggero:

Nuk dua të iki nga kjo botë me para në bankë. Dua të ndihmoj ata që kam pranë!”

Kështu, italiani u ka ofruar 150 punëtorëve të tij ndihmesë për pagesën e shkollimit të fëmijëve të tyre. Me vendim të vetë Vinicios, pasuria e tij është ngrirë në bankë dhe ai paguan rreth 6600 euro në vit për shkollimin e çdo fëmije të punëtorëve të tij, duke nisur që nga çerdhja, kopshti e deri në universitet.