Tragjedi në Greqi! Aksidentohet familja shqiptare, vdes burri, gruaja dhe vajza ,shpëton vetëm djali 17-vjeçar

Një familje shqiptare thuajse është shuar nga një aksident në aksin , pranë zonës së Domokisit në Greqi. Makina e tyre tip “Toyota” është përplasur kokë më kokë me një autobot (tanker gazi )duke u kthyer në një grusht hekurishtesh. Nga përplasja sipas mediave greke kanë ndërruar jetë në vend, burrë e grua, 46 dhe 43 vjeç si edhe vajza e tyre 22 vjeçe. E gjallë nga rrënojat e makinës është nxjerrë vetëm djali 17 vjeçar. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimin nga stafi i spitalit të Lamias sipas mediave greke.