Kjo është familja shqiptare që u shua në aksidentin tragjik (FOTO)

Ditën e djeshme një ngjarje tragjike ndodhi në zonën e Lamias, në Greqi, teksa një familje shqiptare pothuajse është shuar në një aksident të rëndë të ndodhur. Makina tip “BMW” me të cilën ata po udhëtonin, është përplasur me një trailer që tranportonte naftë dhe është shkatërruar e gjitha.


Si pasojë e përplasjes së fuqishme, ka ndërruar jetë babai, nëna dhe vajza e tyre 22 vjeçe. I vetmi i mbijetuar është djali i familjes, një 17 vjeçar që po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Lamias. Fatmirësisht, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Ngjarja tronditi gjithë zonën e Lamias në Greqi, por edhe mbarë opinionin publik në Shqipëri. Mediat greke publikojnë pamjet e aksidentit që janë vërtet të rënda, ndërsa ka dalë dhe foto e familjes që u aksidentua. Emrat e tyre nuk bëhen ende të ditur.

Kryetari i fshatit të Koromilia, Dimitris Giataganas, ka thënë se asfalti në këtë zonë është i vjetër dhe me reshjet e para, ai bëhet i rrezikshëm. “… për dekada nuk ka pasur asnjë aksident trafiku në këtë rrugë dhe brenda 1.5-2 vitesh kemi numëruar të paktën tetë prej të cilëve dy me vdekje. Ne që e përdorim çdo ditë, sidomos në ditë të tilla (me shi) bëjmë kryqin që të mos na vijë ndonjë kamion ose të rrëshqasim nga rruga…”, ka thënë ai.