Meta i kujton Bashës: “Kur të takohemi do të pranosh që 7 herë 7 bëjnë 49”…aktorit do ti jap ndihmë për të dalë nga bojkotet dhe krizat, që i shpikte vetë…”

Presidenca ka reaguar mbi akuzat e hedhura nga Lulzim Basha ndaj presidentit Ilir Meta. Me një reagim në Facebook zëdhënësi Tedi Blushi e ka konsideruar keqardhje përfshirjen e presidentit Ilir Meta në akuzat e tij më “Trekëndëshin e Bermudës” duke i rikujtuar atij bojkotin e reformës administrative-territoriale, të reformës në drejtësi, djegia e mandateve të deputetëve dhe zerimi i opozitës në pushtetin vendor

REAGIMI I PLOTE I ZEDHENESIT TE PRESIDENTIT


Keqardhje, që z.Lulzim Basha, vazhdon të përfshijë Presidentin e Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, në krizat që ai vetë i shpik pa u lodhur.
Për këtë arsye, i rikujtojmë z.Basha, KATËRKËNDËSHIN e përgjegjësive të tij madhore:
📌 1. Bojkoti i reformës administrative-territoriale;
📌 2. Bojkoti i reformës në drejtësi;
📌 3. Djegia e mandateve të deputetëve;
📌 4. Zerimi i opozitës në pushtetin vendor;
që sollën kapjen totale të shtetit.
Megjithatë, Presidenti i Republikës vazhdon të ketë vullnetin ta mirëpresë z.Basha, për çdo sqarim apo paqartësi, në Zyrën e Tij në Institucionin e Presidentit, ku gjithmonë është mirëpritur, sa herë ka kërkuar takime dhe ndihmë për të dalë nga bojkotet dhe krizat, që i shpikte vetë.
Kur z.Basha të takohet me Presidentin Meta do ta pranojë përfundimisht që 7 herë 7 bëjnë 49, as 42 apo 99.
Për Lulzim Bashën dhe çdo aktor tjetër të Partisë Demokratike, që kërkon të provokojë Presidentin e Republikës, duke i transferuar përgjegjësitë e tij për krizat dhe bojkotet, që sollën kapjen totale të shtetit, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vetëm një përgjigje: TRANSPARENCËN DHE FAKTET!
Nuk besoj se ka demokrat dhe shqiptar, që beson se Presidenti Meta u ikën përgjegjësive dhe ballafaqimeve për çështje të rëndësishme të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

INSTAT: “Në 10 muajt e vitit 2021 ka rritje të frikshme të aksidenteve në Shqipëri”

Shumë shqiptarë vdesin në rrugët e vendit. Nga të dhënat zyrtare në 10 muaj kanë humbur jetën 165 persona si pasojë e aksidenteve që vijnë në rritje. Shumica e përgjegjësve janë të rinjtë që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor në drejtimin e automjeteve. Aksidentet rrugore në Shqipëri nuk frenohen. Nga janari deri në tetor të këtij viti shifrat janë rritur me 17.6 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.


Të dhënat u bënë me dije nga Instituti i Statistikave, i cili konfirmon se gjatë këtij dhjetëmujori kanë ndodhur 1151 aksidente rrugore, 140 më shumë se ne 2020. Shumë aksidentet rrugore kanë ndodhur në muajin që lamë pas. 179 persona janë gjymtuar apo kane humbur jetën në tetor, nga 148 që ishte në të njëjtin muaj te vitit qe shkoi. Gjatë janar-tetorit, bilanci i aksidenteve ka qene edhe më tragjik pasi ka pasur më shumë të plagosur dhe persona që kanë ndërruar jetë.Janë 165 persona të vrarë në rrugët e vendit nga përplasjet e mjeteve nga 153 të vdekur për të njëjtën periudhë.

Për dhjetëmujorin e këtij viti, në 85% të rasteve aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, ndërsa janë rritur dhe aksidentet që kanë si shkaktar këmbësorët. Ndërkohë, numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 27.6 % të aksidenteve gjithsej.Numrin më të madh të viktimave nga aksidentet e mban kryeqyteti me 51, ndjekur nga vjen, Fieri, Lezha, Elbasani dhe Durrësi./ora news

Çfarë do ndodh nëse shkarkohet Basha? Salianji: Data 11 Dhjetor është antimiting,Berisha i mbledh 4 mijë veta, por jo delegatë…

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji deklaroi mbrëmjen e sotme se kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më 11 Dhjetor, është si antimiting. Sipas Salianjit 4200 firmat e mbledhura janë false dhe se nuk ka kuptim që i futën në kasafortë. Ai u shpreh i bindur se Berisha mund të mbledhë 4 mijë veta, por ata nuk mund të jenë të gjithë delegatë.


Salianji: PD me një vendim kolegjilal që është kryesia, ka vendosur që ti japë rrugë kuvendit kombëtar. Data 11 Dhjetor është antimiting. Nuk është dasmë kuvendi, as tubim për hallet personale. Janë verifikuar firma të falsifikuara, që i kanë çuar te Paloka. Po ju a them se nuk janë frima ato, por janë bllofe. PD duke parë mos mbështetjen nga delegatët dhe me piruetat e kasafortës, me votën e 28 anëtarëve vendosi që të mblidhet Kuvendi. Janë njerëz që duhet të verifikohet nëse janë në Kuvend. Ka një kartë për çdo delegat dhe këtë e shpërndan partia. Delegatët janë zgjedhur para 4 vitesh. Merret karta e delegatit dhe ID për të verifikuar. Kryesia e PD ka vendosur që të kuvendi të mbahet në datën 18 dhe është bashkimi. Berisha mund të mbledhë 4 mijë veta, por nuk janë delegatë.

I pyetur se çfarë mund të ndodhë më 18 Dhjetor nëse kuvendi i 11 Dhjetorit shkarkon Lulzim Bashën, Salianji tha se Kuvendi nuk ka tagër për të shkarkuar Bashën, duke shtuar se kjo është një tollovi për interesa personale.

Pyetje: Çfarë ndodh më 18 Dhjetor nëse shkarkohet Basha?


Salianji: Nuk ka tagër kuvendi për të shkarkuar Bashën. Kjo është tollovi për përdorur njerëzit për interesa personale. Beteja e PD është për të rrëzuar Ramën. Ka vetëm një kuvend që është data 18 dhe delegatët do të vijnë të gjithë atje. Nuk është askush pronar në PD, ajo është pasuri kombëtare. PD nuk mund të merret peng.

Rikthehet Superliga,java e 9 në tre ditë/ Ja kur luhet Teuta-Skënderbeu

Abissnet Superiore rikthehet këtë fundjavë me sfidat e javës së nëntë dhe të fundit të fazës së parë, teksa të 5 takimet janë ndarë në tre ditë të ndryshme, duke nisur nga e shtuna deri të hënën. Kështu gjithçka nis pasditen e të shtunës, me Vllazninë që do të presë Kastriotin në “Loro Boriçi”, në orën 16:45, në një sfidë ku shkodranët janë të dënuar të fitojnë, pasi kanë lënë shumë pikë rrugës.Kuqeblutë kanë shfrytëzuar ndërprerjen e kampionatit për të rikuperuar të gjithë futbollistët dhe për të rregulluar defektet, ndaj të shtunën pritet të gjejnë fitoren e munguar prej tre javësh, që i ka lënë shumë mbrapa në garën për titull.


Në orën 19:45 vëmendja do të spostohet në “Air Albania”, aty ku Partizani do të përballet me Laçin, teksa një sfidë brenda sfidës do të jetë edhe ajo mes Ilir Dajës e Mirel Josës, dy prej trajnerëve më me eksperiencë në futbollin shqiptar.

E diela do të vijë me vetëm një ndeshje, ajo mes Teutës e Skënderbeut, që do të startojë në orën 13:45 ,ku Bardhekuqtë do të kërkojnë vazhdimësinë ,pas fitores ndaj Kukësit ndërsa durrsakët do të kërkojnë të rikthehen te fitorja, pasi vijnë pas një humbjeje minimale në Laç. E hëna do të propozojë dy sfida të tjera mjaft interesante, si Dinamo-Egnatia në orën 16:45 dhe Kukësi-Tirana në orën 19:45.

Aksident në aksin Elbasan-Tiranë/ 25 vjeçari humb kontrollin e ‘Benzit’…

Një 25-vjeçar është plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Elbasan-Tiranë, ku i riu duke drejtuar mjetin “Benz” ka dalë nga rruga.Drejtuesi i mjetit është plagosur dhe u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

“Me datë 18.11.2021, rreth orës 17:00, në aksin rrugorë Elbasan – Tiranë, shtetasi M. H., 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.


Ulen shifrat/ 549 raste të reja me Covid ,8 jetë të humbura

Janë kryer 2964 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 549 qytetarë, në këto bashki: 264 në Tiranë, 31 në Fier, 28 në Elbasan, 25 në Durrës, 18 në Sarandë, 15 në Gjirokastër, nga 12 qytetarë në Dimal, Kamëz, nga 11 qytetarë në Berat, Korçë, 10 në Shkodër, 8 në Skrapar, nga 7 qytetarë në Kavajë, Lushnje, Vlorë, Përmet, Tepelenë, 6 në Patos, nga 5 qytetarë në Vorë, Libohovë, Kuçovë, Peqin, nga 4 qytetarë në Librazhd, Krujë, Lezhë, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Devoll, Gramsh, nga 2 qytetarë në Pogradec, Delvinë, Himarë, Selenicë, Rrogozhinë, Kurbin, Pukë, nga 1 qytetar në Kukës, Has, Tropojë, Divjakë, Këlcyrë, Kolonjë, Poliçan, Cerrik.


Janë 8,363 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 8 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetare nga Durrësi 60 vjeçe, shtatë qytetarë nga Tirana të moshave 63-86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 558 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 183,636 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 549

Të shëruar në 24 orë 558
Të shtruar në spitale 157
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2964

Testime totale 1,362,111
Raste pozitive 195,021
Raste të shëruara 183,636
Raste Aktive 8,363
Humbje jete 3,022

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4463

Fier 753
Gjirokastër 525
Shkodër 447
Berat 460
Durrës 446
Vlorë 379
Elbasan 348
Korçë 239
Lezhë 172
Dibër 72
Kukës 59

Ibra nuk njeh moshë/ Milani ka gati rinovimin edhe për një vit…

Zlatan nuk njeh moshë, dhe për këtë janë të bindur edhe drejtuesit e klubit italian të cilët mendojnë t’i ofrojnë zgjatjen e kontratës të paktën edhe për një vit, nëse lojtari arrin të përballojë ngarkesën fizike. Milan është skuadra e cila po mendon më shumë për rinovimet me lojtarët kryesorë të ekipit. Përveç lojtarëve te Milani çështje ditës është edhe rinovimi me trajnerin Stefano Pioli.Gjithashtu afër rinovimeve janë edhe lojtarë si Hernandez, Bennacer, Leao, por nuk ngelet prapa as Zlatan Ibrahimovic. Pasi Milan të mbarojë punë me të gjitha rinovimet sipas të përditshmes italiane do ulen të bisedojnë me Ibran për të zgjatur kontratën deri në fund të vitit 2023, nëse palët bien dakord me kushtet e ofruara.


Afrim Qëndro emërohet Prefekt i Tiranës

Afrim Qendro zgjidhet prefekt i Tiranës. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave. Qendro ishte emëruar nënkryetar i Bashkisë së Vlorës më 22 korrik të vitit të shkuar. Largimi i tij nga Vlora u konfirmua nga vetë Qendro, i cili tha se do të zhvendosej në Tiranë pranë familjes së tij, duke shtuar se detyrën e tij në Vlorë e ka kryer për vite me radhë. Ai ka qenë më herët edhe kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Më herët, prefekt i Tiranës ka qenë Toni Gogu, i cili aktualisht është deputet i Partisë Socialiste.


E para ligjvënëse, pro dënimin me vdekje/ Grida Duma: “BE tha ta hiqnim, por duhet të ridiskutohet!”

Deputetja e PD Grida Duma është e para ligjvënëse e cila shprehet pro hapjes së diskutimeve për rikthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri. Ajo është shprehur këtë të enjte se BE ia ka vënë si kusht Shqipërisë heqjen e këtij dënimi, por theksoi se vendosja e tij duhet të ridiskutohet. Për vrasjen makabre të vogëlushit në Fier, ajo u shpreh se në Shqipëri flitet për institucione por nuk ka shërbime për të sëmurët mendorë.


“Unë i di rregullat e BE dhe ka qenë një nga kushtëzimet tona dhe duhet ta hiqnim. Por duhet të ridiskutohet kjo gjë. Kemi përdhunimin e fëmijëve, edhe brenda familjes. Kemi dhe vrasjen e më të dobëtit në shoqëri. Unë mendoj që kjo duhet të ridiskutohet, dënimi me vdekje”, tha deputetja në News 24, duke qenë e para ligjëvënëse që këto ditë ëhstë shprehur qartë për këtë çështje.

“Nënat nuk arrijnë dot ta përballopjnë lajmin. Nuk e shohin dot. Në shoqëritë e varfra rriten shumë sëmundjet mendore. Shërbimi i shëndetit mendor nuk ekziston në Shqipëri. Ne mendojmë se kemi institucione por nuk kemi shërbime.

Ka nevojë të shtohen kapacitetet e shërbimeve të shëndetit mendor. Ne jemi një shoqëri që nuk e pranojmë që kemi probleme të shëndetit mendor”, u shpreh Duma.

Pas mbledhjes së firmave qytetarët e Fierit i bashkohen protestës së familjarëve të 8-vjeçarit: “Shteti të na i lejë ne në dorë!”

Familjarët e 8-vjeçarit që u e kzekutua nga fqinji, janë mbledhur në qendër të qytetit të Fierit, ku kërkojnë v arjen e autorit të krimit. Teksa ata kanë nisur mbledhjen e firmave për rikthimin e dënimit me vdekje, shumë qytetarë u janë bashkuar në marshimin e tyre. Të revoltuar qytetarët kërkojnë varjen e vrasësit të 8-vjeçarit në qendër të Fierit, nën argumentin se vetëm varja mund të bëjë që kriminelët të mos blejnë me para drejtësinë.


“Jemi shumë të indinjuar. Ndihemi të pambrojtur. Unë kam 12 nipër dhe mbesa, ku është ligji t’i mbrojë ata. Po nuk pati varje nuk bëhet. Të varen nja dy tre veta dhe pastaj ta shohin këta. Se i blejnë gjykatat me lekë”, u shpreh një nga qytetarët.

Nga ana tjetër një qytetar kërkoi që Klodian Çalamani të torturohej në qendër të Fierit për krimin e kryer.

“Shteti ta varte këtu dhe të na i linte ne popullit, t’i hapnim mishi, “krëk, krëk” me gërshërë dhe ta mbushim me kripë”, tha qytetari.


Ajo që bie në sy është se të gjithë qytetarët janë tepër të indinjuar dhe kërkojnë njëzëri rikthimin e dënimit me vdekje.

“Vare qenin në mes të Fierit dhe vuri dhe flakën aty. Krim makabër ka më më keq. Shteti mori paratë dhe i futi në xhep dhe pastaj e liroi”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Të ngrihet populli i Fierit dhe ta dënojnë jo me varje, por me kazmë dhe lopatë ashtu siç vrau ai djalin e vogël 8-vjeçar. Jo ta çojnë në burg të hajë supë me mish, duhet vrarë siç vrau”, tha një tjetër.