Aksident në aksin Elbasan-Tiranë/ 25 vjeçari humb kontrollin e ‘Benzit’…

Një 25-vjeçar është plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Elbasan-Tiranë, ku i riu duke drejtuar mjetin “Benz” ka dalë nga rruga.Drejtuesi i mjetit është plagosur dhe u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

“Me datë 18.11.2021, rreth orës 17:00, në aksin rrugorë Elbasan – Tiranë, shtetasi M. H., 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.