Drithëruese! Dora zbuluar e Mateos mbi dhe, që kërkoi ndihmë edhe kur kishte dhënë shpirt

Nga Elton Qyno

Kur po mbushen 48 orë, nga ek zekutimi me metoda të epokës neandertale i Mateos, 8-vjeçarit ëngjëll në një fshat të Fierit, shikoj një bombardim raportimesh mediatike, të pakufizuara.Ky bom bardim do vijojë të jetë me intesitet të lartë edhe ditën e sotëm, ku padyshim dashur ose pa dashur, për shkak të profesionit edhe mua më duhet të bëj një gjë të tillë.


Gati dy ditë kam qëndruar si i dyzuar për të raportuar dhe shkruar disa rreshta për Mateon, yllin e vogël që u shua, teksa mostra përdori si karem një biçikletë. Jo se nuk kam pasur informacion për ngjarjen, por sapo mbrëmjen e të martës jam informuar për një situatë të tillë, ndjeva një çregullim të tensionit të gjakut në trupin tim.

Siç thotë populli:”…mu prish gjaku…”. Ndjeva një neveri, humbje shije, humbje nuhatje, një “Covid-19” të menjëherëshëm dhe një ndalesë kohe e oksigjeni, duke u futur në një meditim të thellë e thënë herë pas herë: “Po sikur… larg qoftë të ishte fëmija im…”

Them i dyzuar, pasi në fakt disa herë që u ula të shkruaj, me vinte rreth kompjuterit të shtëpisë, djali im Erlisi, 8-vjeçar edhe ky sa Mateo, dhe më kërkonte llogari duke më thënë: ”…hë o ba, edhe sa punë ke, për çfarë po shkruan tani…”. Dhe teksa në mëndje kisha shkrimin për Mateon, dhe dosjen e policisë në kompjuter, ngjitur kisha dhe Erlisin, i cili është një masë e butë dhe e ngrotë mishi, që unë e lëpij, njësoj siç lëpin lopa viçin. Ai është viçi im, këlyshi im, është drita ime.


Tashmë që Erlisi po fle, unë tani në mes të natës po hedh disa rradhë për Mateon. Mateon e gjorë, që m ostra Çalaman, e ma sakroi dhe përd hosi ku fomën.

Tashmë që Erlisi po fle, unë tani në mes të natës po hedh disa rradhë për Mateon. Mateon e gjorë, që m ostra Çalaman, e ma sakroi dhe përd hosi ku fomën.E ma shtroi me biçikletë, e rr ëmbeu, i lidhi duart me lidhëset e këpucëve, ab uzoi me të s eksu alisht, i mbylli gojën Mateos që mos kërkonte ndihmë, e vr au me dy go ditje k azme në kokë, i hapi gropën pranë nevajtores, i shtroi në gr opë një thas najloni, e shke lmoi tru pin e pajetë të një ëng jëlli drejt e në ngropë dhe në fund e mbuloi. E më pas shkoi e piu raki.

E mandej kaloi disa herë gjatë ditës, përmbi trupin e një ëngjëlli të gro po sur, për të shkuar, e përmierë në nevajtoren e tij. Nuk ka gjë më fyes e,pos htëruese për një fëmijë të pambrojtur dhe familjen e tij.Epo nuk e di se në çfarë vendi të botës, këto veprime k ri minale dhe kaq gj akftohta, nuk do të dën oheshin nga shteti me varje apo vrasje.


Nuk besoj se në Amerikë apo ndonjë vend të Azizë, apo çdo vend tjetër ky mostër, Çalaman, do të shpëtonte pa kaluar në gijotinën e shtetit. E kujt i hyn në punë më Çalamani? Për çfarë i duhet jetës së burgut ky njeri, që pas 20 vitesh të dali si i ried ukuar dhe qytetar model e të na bëjë ndonjë gjëmë tjetër? E ne të mos na ngelet gjë tjetër, veç të meremi pastaj, me prokurorin dhe qjyqtarin që e liroi.

Ndaj që përpara se të na lirohet ky mostër, brenda këtyre tre muajve gjejani vëndin Çalamanit, dhe jepjani komunales së Fierit, ti bëjë ceremoninë.

I kam dëgjuar këto dy ditë, katedralët, se dënimi me vd e kje nuk është zgjidhje. Po se kështu, e po se ashtu, e se nuk na lejon Europa. Por i thonë një shprehje: “…bjeri pragut, që të dëgjojë dera…”. Dhe ky rast është tipik për ti rënë ballit, që mostra si punë e këtij dhe njerës të tjerë të këtij soji, mos i bëjnë ka rshill ik fëmijëve, me hanxhar në dorë.

A ju kujtohet Ardian Prrenjasi? A ju kujtohet Shaban Norja i famshëm? A ju kujtohet ai i Selenicës, që vrau 8 vetë edhe foshnjën madje se kurseu, për ca pula? A ju kujtohet Sajmir Meçani, që përdhunoi 90-vjeçaren në Lushnjë? Dhe a do ju kujtohet Çalamani i Fierit? Ai tjetri i Dhërmiut, e kështu me rradhë? A ju kujtohet Shkretat e Fushë-Krujës, që vranë me ka llash fëmijën 9 vjeç në makinë? O njerëz a ju kujtohet Jetmir Llanaj, që për vr asj en e djalit 9 vjeç të pafajshëm, u kthye në bishë dhe sa vrasje bëri tek Shkretat?


Prej 24 orë kam në kompjuter dosjen e policisë së Fierit, ku flitet mënyrën e ndodhjes së k rim it dhe zbulimit të autorit të kësaj v rasje.

Në dosje thuhet se:”…nga veprimet e kryera nga policia giyqesore ka rezultuar se, në datë 16 nëntor 2021 ora 14:39 është njoftuar me telefon salla operative e DVP Fier, nga shtetësja Florinda Vasiu banuese në fshatin Grecalli Fier, se fëmija i saj, Mateo Vasiu i lindur me 24 gusht 2013, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më…”.

Menjëherë pas këtij njoftimi, është ftuar kjo shtetase të paraqitet në Komisariatin e Policisë Fier, për të bërë kallzim penal si dhe të japë të dhëna më të plota rreth fëmijës së saj të mitur.

“…në orën 14:58 babai i Mateo Vasiu, shtetësi Ligor Vasiu, banues në fshatin Grecalli Fier, ka bërë kallzim penal se rreth orës 13:00 është njoftuar në telefon nga bashkëshortja e tij, se djali Mateo Vasiu, nuk ka ardhur në banesë dhe nuk dihet vendodhja e tij, duke dhënë dhe karakteristikat e fëmijës dhe veshjen e tij…”.


Menjëhere pasi është marrë kallzimi penal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë shkuar në fshatin Grecalli, ku kanë kryer verifikime dhe kontroll territori.

Nga kqyerja e një kamere sigurie disa metra pranë banesës së të miturit, është konstatuar se, Mateo Vasiu, është parë të dalë nga banesa e gjyshes së tij në orën 10:33 dhe në orën 10:37 éshtë parë të lëvizë me një biçikletë në lagje.

Në fakt Mateo, ka marë biçikletën dhe më urdhër të Çalamanit dhe me lekët që i dha ai, ka shkuar në dyqanin e fshatit, ka blerë një bukë dhe më pas, ja ka çuar Çalamanit për ta ngrënë. Pikërisht shkuarja e tij në banesën e manjakut, ka qënë fatale për të.

Eshtë shkuar menjëherë për kontroll tek banesa e shtetasit Klodian Çalamani, i cili u gjend në banesë. Policia ka arritur të gjejë biçikletën, brenda në oborrin e shtëpisë. Por asnjë gjurmë të Mateos.

Eshtë shkuar menjëherë për kontroll tek banesa e shtetasit Klodian Çalamani, i cili u gjend në banesë. Policia ka arritur të gjejë biçikletën, brenda në oborrin e shtëpisë. Por asnjë gjurmë të Mateos.

Sipas dosjes, në një distancë 22 metra nga hyrja e banesës, pranë një avllie, është dalluar nje pjesë toke e punuar e freskët.

Në anën perëndimore të oborrit, në cepin veri-perëndimor, ndodhet një banjo e ndërtuar me blloqe dhe e mbuluar me llamarinë. Në largësinë 13.1 metra nga banjo dhe 2 metra nga muri perëndimor i rrethimit të oborrit të banesës, në tokë gjendet një pjesë e punuar në formë të ç’rregullt.

Te kjo pjesë tokë punuar, mbi sipërfaqe dallohet një dorë njeriu dhe konkretisht dora e majtë, ku krahu i majtë, ka të veshur sipër një bluzë me ngjyrë si në të kuqe.

Ku në gishtin tregues dhe në atë të madh të dorës vërehen njolla me ngjyrë të kuqe, si ato të gjakut.Dora e ëngjëllit, kishte mbetur jashtë, e pagroposur. Si një shenjë rezistence ndaj Çalamanit barbar, që e përdhunoi, vrau dhe më pas groposi fëmijën e mitur.

“…në kyçin e kësaj dore vërehet e lidhur një lidhëse me ngjyrë blu. Pasi hiqet dheu, vërehet se në brendësi të gropës gjendet kufoma e një fëmije të sek sit mashkull, ku në pjesën e sipërme, mban veshur një bluzë me ngjyrë të kuqe. Pasi hiqet trupi i fëmijës, vërehet se të dyja këmbët janë të përthyera prapa. Pak më larg gropës, policia gjeti një ka zëm guri me bisht druri e shtrirë në tokë, me drejtim jug-veri. Pas pastrimit të dheut, u gjend e shtruar në pjesën e poshtme të gropës, thes plastik me ngjyrë të bardhë, i gri sur, me mbishkrimijn “Diamond Fosfat”, i ndotur me njolla gjaku…”.

Efektivë policie që kanë punuar me këtë ngjarje, janë shprehur se nuk janë ndeshur ndonjëherë në karrierën e tyre me një krim kaq të rëndë dhe kaq të shëmtuar.

Aq më tepër që nga kçyrja e trupit në morg, policët kanë krijuar bindjen se ndaj ëngjëllit 8-vjeçar, Çalamani ka ushtruar dhunë seksuale.

Për të shpjeguar çfarë ka ndodhur, Çalamani, është marë në pyetje nga Drejtori i Policisë së Fierit dhe një prokuror i këtij qyteti, duke shtuar se v ra sjen e kishte kryer pasi fëmija e kishte sharë, duke e ak uzuar, më pas se i kishte ng acmuar nënën e tij.

Dëshminë Çalamani e ka dhënë në prani të një avokati mbrojtës duke treguar se:


”…banoj në fshatin Greçalli të Fierit, në lagjen “Trifon Tanka”. Kam një shtepi private, një katëshe me llamarina, me oborr rreth shtëpisë dhe në pjesën e përparme, e kam të thurur me gardh me kallëma. Nga ana e gardhit me kallëma kam edhe portën kryesore që futem në oborrin e shtëpisë. Në oborr, unë kam të mbjella disa qepe të njoma dhe kam edhe një rrënjë hardhie. Sot më datë 16 nëntor 2021, rreth orëve të mëngjesit ora 8 apo 9, nuk e di unë ndodhesha në shtëpinë time dhe më vjen djali i vogël i Florës, të cilit nuk ja di emrin, por e njof që është djali i Florës, i cili filloi të më shante.

Unë në këtë kohë isha duke punuar m e kazëm tek oborri i shtëpisë time dhe ai erdhi afër te porta, në një distancë një metër larg nga unë dhe me thoshte: ”…pse ma ngacmon mamin dhe vazhdonte të shante…”. Ndërsa unë i them:“…ik se e di unë çfar bej… dhe djali vijonte të më shante. Në këtë kohë, unë e kam qëlluar me kazëm qy lyke, me pjesën e prapme të kazmës e cila është me kunjë hekuri në kokë, i cili menjëherë u rrëzua dhe mbasi u rrëzua në tokë unë e qëllova përsëri me kazëm në kokë, dhe fëmija nuk u ngrit më. Më pas i kam lidhur duart nga mbrapa, me një lidhje këpucësh.

Mbasi e pash që fëmija kishte vdekur e kam kapur prej këmbë, e kam tërhequr zvarrë dhe e kam hedhur te një gropë, e cila ndodhet rreth 5-6 metra larg vendit ku e vrava. Brenda në oborrin e banesës time, pasi e afrova te gropa e cila mundet të ishte rreth 1 metër e thellë, e kam shtyrë fëmijën e vdekur me këmbë, duke e rrëzuar brenda saj. Më pas e kam mbuluar me dhe, duke gërrmuar me lopatë afër gropës dhe dheun që nxirja prej saj, ja hidhja fëmijës që ta mbuloja, të cilin e mbulova plotësisht. Mbasi mbarova, duke e mbuluar fëmijën qëndrova në shtëpi, në oborrin e shtëpisë time dhe nuk kam lëvizur fare prej saj. Kur kam vrarë djalin e Florës dhe e kam groposur brenda në oborrin e shtëpisë time, nuk më ka parë asnjë person dhe nuk i kam treguar asnjë personi për fëmijën që vra va dhe gr oposa në oborrin e banesës time…”.


Çalamani në dëshminë e tij ka treguar se kur e kishin pyetur prindërit e Mateos nëse e kishte parë djalin e tyre, ai i kishte gënjyer, madje në një rast kishte shfaqur interes vetë, duke pyetur të ëmën e Maetos, nëse e kishte gjetur djalin.

Nisur nga e gjithë kjo situatë, policia dhe prokuroria e Fierit, kanë arrestuar menjëherë, Klodian Çalamanin, për akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit”.

Ndërsa sot paradite Çalamani,do dalë përpara gjykatës së Fierit, ku do njihet me masën e sigurisë “arrest në burg”, që ka kërkuar përfaqësuesi i prokurorisë.