E para ligjvënëse, pro dënimin me vdekje/ Grida Duma: “BE tha ta hiqnim, por duhet të ridiskutohet!”

Deputetja e PD Grida Duma është e para ligjvënëse e cila shprehet pro hapjes së diskutimeve për rikthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri. Ajo është shprehur këtë të enjte se BE ia ka vënë si kusht Shqipërisë heqjen e këtij dënimi, por theksoi se vendosja e tij duhet të ridiskutohet. Për vrasjen makabre të vogëlushit në Fier, ajo u shpreh se në Shqipëri flitet për institucione por nuk ka shërbime për të sëmurët mendorë.


“Unë i di rregullat e BE dhe ka qenë një nga kushtëzimet tona dhe duhet ta hiqnim. Por duhet të ridiskutohet kjo gjë. Kemi përdhunimin e fëmijëve, edhe brenda familjes. Kemi dhe vrasjen e më të dobëtit në shoqëri. Unë mendoj që kjo duhet të ridiskutohet, dënimi me vdekje”, tha deputetja në News 24, duke qenë e para ligjëvënëse që këto ditë ëhstë shprehur qartë për këtë çështje.

“Nënat nuk arrijnë dot ta përballopjnë lajmin. Nuk e shohin dot. Në shoqëritë e varfra rriten shumë sëmundjet mendore. Shërbimi i shëndetit mendor nuk ekziston në Shqipëri. Ne mendojmë se kemi institucione por nuk kemi shërbime.

Ka nevojë të shtohen kapacitetet e shërbimeve të shëndetit mendor. Ne jemi një shoqëri që nuk e pranojmë që kemi probleme të shëndetit mendor”, u shpreh Duma.