Nëna e Mateos me zemër të thyer: “Të varet në mes të Fierit, ta shohin të gjithë,djalit iu pre ëndrra në mes”

Fjalë që tronditin shpirtin janë ato të nënës së Mateos, 8-vjeçari që u vra dy ditë më parë nga 38-vjeçari Klodian Çalamani në Grecalli të Fierit. Nga ambientet e gjykatës së Fierit, ku do të komunikohet masa e sigurisë, nëna ka kërkuar varje të autorit në mes të qytetit.Të varet ai mostër. Drejtësi për Mateon. Djalit iu pre ëndrra në mes. Do qetësohem kur të varet në mes të Fierit. Duan ta varin ta djegin, më mori një foshnjë, ma ndahu nga shokët e shoqet. Ma gënjeu ma mashtroi, ja futi me lopatë dhe e la të vdekur. Ma groposi i hodhi baltë. Kur shkoi në polici tha se; do e gjeni copa copa. Unë do rri këtu, nuk iki unë si nënë.”, tha ajo.