S*ks me 13-vjeçaren/ Kapet ne flagrance,Kryeinspektori i policisë dhe tutori polic

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit ka arrestuar oficerin e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, Petraq Rako, pasi u ndalua në flagrancë duke abuzuar seksualisht me një vajzë 13-vjeçare. E mitura shfrytëzohej për prostitucion nga shtetasi Stefan Koloi, 62-vjeç, gjithashtu i arrestuar.


Petraq Rako

Prangosja e oficerit të policisë dhe 62-vjeçarit u bë e mundur pas një hetimi një mujor nga prokuroria e Sarandës. Të dy këta persona u ndaluan në flagrancë në vendin që 62-vjeçari S.K kishte përshtatur për shfrytëzimin e prostitucionit të shtetases së mitur 13-vjeçe. Oficeri i policisë, rezulton një person me precedent të mëparshëm penal, pasi është arrestuar ne 2007-ën për “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, por është shpallur më pas i pafajshëm. Materialet në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Sarandës për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Njoftimi i SHÇBA-së

Në funksion të procedimit penal të vitit 2021 të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë, mbi bazën e akteve referuese të Komisariatit të Policisë Sarandë, pasi gjatë hetimeve në kuadër të këtij procedimi penal kanë dalë të dhëna për implikim të një punonjësi policie, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me SHÇBA, më datë 18.11.2021 është finalizuar me sukses Operacioni “Shfrytëzuesit”, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit:


  • Kryeinspektor P. R., 63 vjeç, punonjës policie Trup Shërbimi në PKK Rrips;
  • S.K., 62 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol.

Pas një hetimi një mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm, pasi shtetasi S.K. ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur L.H., 13 vjeçe, duke përshtatur një ambjent për shfrytëzimin e prostitucionit të kësaj shtetaseje.

Punonjësi i policisë P.R. është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur në ambjentet e përshtatura nga shtetasi S.K.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 2 automjete;
– 4 aparate celularë;
– një sasi vlere monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtaria kriminale
– është vendosur sekuestro konservative ndaj ambienteve të përshtatura për ushtrimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet proceduriale të arrestimit në flagrancë të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, thuhet në njoftimin e ShÇBA.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: