Krisja me LSI-në/ Basha mundohet të qetësojë “ujërat”: “I ftojmë të gjitha partitë që janë përballë regjimit të na bashkohen”

Marrëdhëniet mes Partisë Demokratike dhe LSI-së janë tensionuar pas akuzave të ndërsjellta në ditët e fundit nga të dyja palët. Kryedmenokrati Lulzim Basha, i pyetur në një intervistë për Euronews Albania për krisjen me LSI, është munduar të qetësojë “ujërat”, duke u shprehur se të gjitha partitë janë të ftuara për t’iu bahskuar PD-së në frontin opozitar.

“PD jo vetëm ka qenë e hapur, por ka sakrifikuar dhe do të vazhdojë të bëjë gjithçka, siç i takon partisë më të madhe, forcës më të madhe të opozitës, në mënyrë që të bashkojë të gjithë faktorët politikë por edhe faktorët jopolitikë në betejën me regjimin e Edi Ramës”, tha Basha.