28-vjeçari nga Kolonja pa gjurmë që nga 1 nëntori/Flet i ati: “Prokuroria të hapë telefonin që ka lënë”

Një 28 – vjeçar në Korçë ka humbur kontaktet me familjarët që me 1 nëntor dhe që prej atëherë nuk dihet më asgjë për të . Sherif Mukaj është larguar nga banesa e tij në fshatin Starje në Kolonjë në fillim të nëntorit që deri më sot nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të . Me zërin që i dridhet babai i të riut, i cili ka ardhur nga SHBA-ja për t’u interesuar për fatin e të birit, shprehet për mediat se kërkon nga prokuroria që të hapen tabulatët e numrit që ai kishte në përdorim. Siç ai tregon, deri më 5 nëntor zilja në telefonin e të birit shkonte por asnjëherë nuk mori përgjigje. Babi i Sherifit thotë se miqtë e tij nuk dinë gjë ndërsa shton se denoncimin e ka bërë më 9 nëntor, por ende nuk ka asnjë gjurmë nga i biri.“


“Nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi. I kam rënë gjithmonë telefonit, del i mbyllur. Personi i fundit që ka takuar ka qenë një shok, dy djem nga Starja. Pastaj më s’kam pasur komunikim.”

Nuk e di se çfarë ka ndodhur, nuk po marrim vesh gjë. Punonte ku të gjente punë. Me datë 9 bëmë denoncimin pasi erdha direkt nga Amerika. Në makinë kishte lënë të gjitha dokumentet dhe telefonin. Nuk e di si ka ndodhur kjo gjë, nuk ka qenë problematik, ishte i qetë, i urtë. Kemi pyetur edhe shokët e tij, na thanë kemi pirë kafe dhe ka ikur në shtëpi, kaq as ata nuk dinë më shumë. I bëj thirrje Policisë të hapë sa më shpejt telefonin, të marrim vesh se çfarë ka ndodhur.”- ka thënë ai.

28-vjeçari ka edhe një motër që jeton në SHBA, dhe i ati tregon se kontaktet i kishin të vazhdueshme. Familjarët e tij nuk kanë asnjë dyshim pasi sipas tyre, Sherifi nuk ka pasur asnjë problem ekonomik, konflikte apo borxhe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: