Spaho ,Bashës: “Bëhu njëherë të vetme burrë dhe jep dorëheqjen, ke humbur mbeshtetjen, nuk e mban dot karriken”

Deputeti i PD-së per Qarkun Korçe, Edmond Spaho ka sulmuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas deklaratave të tij, ku shprehet se ndihet i keqardhje për Sali Berishën dhe se riciklon akuzat e Edi Ramës. Në një postim në Facebook, Spaho i bën thirrje kryedemokratit Basha që të “bëhet burrë njëherë të vetme” dhe të japë dorëheqje. Sipas tij Basha ka humbur mbështetjen dhe nuk mban dot më karrigen.


“Ja ndryshimi i madh!

Luli i vetmuar ne zyre dhe qe e mban me gajret Gazi i botes.

Ne krahun tjeter anetaret, simpatizantet dhe qytetaret shqiptare qe jane zjarri i Foltores.

Behu nje here te vetme burre dhe jep doreheqje, ke humbur mbeshtetjen, nuk e mban dot karriken”, shkruan Spaho.