Lideri historik i PD : “Numri i firmave ka shkuar në 5 mijë, Kuvendi mbahet në 11 dhjetor”

Lideri historik i PD, Sali Berisha iu përgjigj nga ‘Foltorja’ e Librazhdit akuzave të Lulzim Bashës edhe për vlefshmërinë e firmave të delegatëve. Berisha njoftoi se numri i atyre që kanë firmosur për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit po shkon 5 mijë.

Berisha tha :


“Firmat jo vetëm janë 4200, por po shkojë 5 mijë. Pse nuk i publikojmë? Ka tre pengesa ligjore. Të dhënat personale, Gjykata Kushtetuese, konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut. Një gjë të tillë nuk e bëjnë ata që i besojnë shtetit ligjor. Një gjë të tillë e bëjnë vetëm zuzarët, që s’kanë ligj e moral. Ne në pushtet kemi ngritur një komisioner për mbrojtjen e të dhënave personale. Ne nuk përsërisim Edi Ramën, nuk prodhojmë patronazhistët e Edi Ramës“, tha ish-kryeministri.Berisha i bëri sërish thirrje Bashës që të shkojë dhe t’i verifikojë firmat 5 metra larg zyrës së tij, te kryetari i Këshillit Kombëtar të Edi Paloka.